Sport

Ultrasit e Lazios mbështesin Strakoshën pas gafës në Europë, këngë dhe banderolë për portierin: Mos u shqetëso për

19 Shtator 2021, 16:24 Nga DOSJA

ROMË-Edhe pse kanë kaluar disa ditë, gabimi i Thomas Strakoshës në ndeshjen ndaj Galatasaray-t nuk është harruar. Ditën e enjte, portieri shqiptar luajti titullar në Europa League, por shkaktoi autogol.

Paraqitja e shqiptarit është kritikuar nga shtypi por edhe opinioni sportiv, ndërsa ditën e sotme, në ndeshjen që Lazio po zhvillon ndaj Cagliarit për kampionat, ultrasit e Lazios shfaqën një banderolë, duke i dhënë mbështetje shqiptarit.

“Mos u shqetëso për ta, por shiko dhe vazhdo përpara. Forca Strakosha!”, Dhe pastaj kënga për Strakoshën: “Alè, alè, alè, alè Thomas, Thomas”. Një moment prekës duke pasur parasysh edhe emocionin në fytyrën e portierit të Lazios i cili u prek duke duartrokitur gjestin e tifozëve të Lazios.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll