Sport

Magani: “Barazimi, rezultati i drejtë. Ne nuk jemi magjistarë, do të punojmë kokulur”

19 Shtator 2021, 15:01 Nga DOSJA
Magani: “Barazimi, rezultati i drejtë. Ne nuk jemi magjistarë,

TIRANE – Pas barazimit 1-1 ndaj bardhebluve, trajneri i Egnatias, Gugash Magani, në intervistën për “Supersport” u shpreh se ndeshja mund të ishte fituar me pak kujdes, ndërsa po punohej që të ndryshonte mentalitetin e një skuadre, e cila ndonëse nuk kishte histori në elitë, mund të bënte gjera të mira me grupin që kishte.

Sfida ndaj Tiranës? “Të marrësh pikë në një transfertë përballë Tiranës është start pozitiv. Skuadra sot tregoi lojën e vet, shpresojmë të shkojë ku mendojmë. Mendoj se duhet të ishim pak më të kujdesshëm për disa episode që nuk duhej të kishin ndodhur.

Mendoj se ishte ndeshje e balancuar, se siç patëm ne raste, kishte edhe Tirana. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, po të kishim patur pak fat, mund ta kishim fituar, por edhe humbur. Si pikë e parë është një pikë shprese, për vazhdimësinë, se kemi një skuadër që është riformatuar, kemi lojtarë që kanë ardhur në 10 ditët e fundit, kemi lojtarë nën kondicionin e duhur, si Telushi, Imeri e Valport. Ndaj balancat në fushë ishin ndryshe, ata treguan karakter dhe jam i kënaqur me pikën”.

Objektivi? “Rrugëtimi në Superiore është i vështirë, pasi janë skuadrat që kanë bërë histori në kampionat. Ne është e vërtetë që nuk kemi historikun e tyre, por organikën e kemi dhe mendoj se kushtet janë optimale për të bërë një kampionat të mirë, për të kapur objektivat. Dihet që kampionati do të jetë i egër, shihet që ka rezultate të ekuilibruara, do të punojmë të ndryshojmë mentalitetin, që jemi e të futemi në lojë si skuadër fituese.

Është herët për të folur për objektivat, po t’i referohemi edhe Kukësi para disa viteve erdhi nga kategoria e tretë dhe sot po bën historinë”.

Kujdesi për Egnatian? “Presidenti në Rrogozhinë ka bërë gjëra të madhërishme, të ndërtosh një stadium, fushë stërvitje, të marrësh lojtarë që kanë dalë kampionë, nuk është pak. Skuadra do të rritet dita-ditës dhe bashkërisht të rrimë me këmbë në tokë e të bëjmë më të mirën. Unë e di sa e fortë është Superiorja se pjesën më të madhe të karierës e kam këtu. Nuk jemi magjistarë, do punojmë kokulur siç kemi edhe karakterin dhe pastaj të shohim se edhe fati është pjesë e lojës”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gugash magani supersport tiranës trajneri i egnatias gugash magani supersport tiranës trajneri i egnatias

Sondazh

Poll