Sport

VIDEO/ Kukësi tregon forcën edhe ndaj Kastriotit, tre gola për të marrë kreun e klasifikimit

19 Shtator 2021, 16:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Kukësi tregon forcën edhe ndaj Kastriotit, tre gola për

ELBASAN– Kukësi ia del të fitojë edhe në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Në “Elbasan Arena” verilindorët marrin suksesin e rradhës përballë Kastriotit me shifrat 3-1. Një pjesë e parë e barabartë, ndërsa do të ishin krutanët që do të kalonin të parët në avantazh me anë të mesfushorit Arbër Basha në minutën e 27′.

Realizimi nuk është se trembi Kukësin që menjëherë filloi sulmet, ndërkohë që barazimi do të vinte në të 39′ me Edison Ndrecën. Goditja e lojtarit ishte e fuqishme, me portierin që nuk kishte se çfarë të bënte në atë tentativë.Pjesa e dytë nisi me disa zëvendësime për dy skuadrat,ndërsa 60 sekonda nga rifillimi takimit Edi Basa, sulmuesi kroat do të kalonte në avantazh Kukësin.

28-vjeçari do të linte shenjën e tij, pasi në minutën e 63′ do të shënonte të tretin për Kukësin dhe të dytin personal. Kastrioti nuk kishte forcë për të ndryshuar diçka, me Kukësin që shkon në kuotën e 6 pikëve,ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 0 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kastrioti kukesi kastrioti kukesi

Sondazh

Poll