Sport

VIDEO/ VAR i mohon fitoren Tiranës ndaj Egnatias, përsëritet rezultati 1-1!

19 Shtator 2021, 14:15 Nga DOSJA
VIDEO/ VAR i mohon fitoren Tiranës ndaj Egnatias, përsëritet

TIRANE – Në “Selman Stërmasi” u zhvillua ndeshja e katërt e javës së dytë dhe përsëri barazim. Pas ndeshjes Dinamo-Laçi, Skënderbeu-Partizani dhe Vllaznia-Teuta, edhe ndeshja e sotme midis Tiranës dhe Egnatias u mbyll në barazim dhe po me të njejtin rezultat 1-1.

Pas homazhit për Ylli Mihalin, ish-fizioterapistin e bardhebluve, i cili u nda nga jeta para pak ditësh prej Covid-19, pjesa pare nuk pati ndonjë episode interesant përpos shtyllën së goditur nga Najdovski me kokë në minutën e 17-të.

Gjithçka që vlen të përmendet ndodhi pas pushimit. Bardheblutë shënuan në minutën e 51-të me anë të Taulant Seferin me një gjuajtje shumë bukur nga jashtë zone.

6 minuta më pas, Egnatia me Demir Imeri goditi shumë bukur në pozicion të prirët dhe barazoi ndeshjen me shifrat 1-1.

Tirana shënoi sërish me anë të Taulant Seferi në minutën e 63-të, por gjyqtari Alla me ndihmën e VAR e anulloi golin e shënuar, i cili do t’i jepte edhe fitoren e dëshiruar bardhebluve të Tiranës. Skuadra e Maganit, largohet me nje pike nga kryeqyteti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport demir imeri selman stermasi skuadra e magani taulant seferin tiranës dhe egnatias demir imeri selman stermasi skuadra e magani taulant seferin tiranës dhe egnatias

Sondazh

Poll