Sport

Shehi: “Na u mohua një penallti, largimi i Çelhakës na ka prishur ekuilibrat”

19 Shtator 2021, 14:43 Nga DOSJA
Shehi: “Na u mohua një penallti, largimi i Çelhakës na ka

TIRANE – Orges Shehi nuk e fshehu zhgënjimin që Tirana e tij nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Egnatias në “Selman Stërmasi”, teksa në intervistën për Supersport pati pretendimet e tij edhe për një rast penalltie, që nuk u mor në konsideratë nga arbitri dhe VAR-i.

Sa i zhgënjyer jeni për këtë barazim?

Ishim përgatitur ta fitonim ndeshjen dhe veçanërisht në pjesën e dytë bëmë çdo gjë mirë, duke shënuar e krijuar raste, por nuk ia dolëm dhe sigurisht që jemi të mërzitur. Na penalizon disi terreni dhe më vjen bezdi që marrim gol në atë mënyrë, sapo shënojmë. Bëmë çfarë kishim në dorë, por është futboll dhe duhet të pranojmë rezultatin”.

A pajtoheni me vendimet e VAR-it?

Sigurisht që zgjati pak shumë, megjithatë VAR-i është aty për të ndihmuar dhe nuk ka asnjë problem kur merret një vendim i drejtë. Ajo që kam keqardhje, është fakti që arbitri nuk shkoi të shohë rastin e Ngo’o në minutat shtesë. Për mendimin tim ishte penallti e pastër, që ne na hodhi poshtë gjithë djersën sot”.

Pse i la Tirana dy pikë sot, për shkak të fushës apo vendimeve të arbitrave?

“Natyrisht që dihet tashmë problemi i fushës, pasi ne kemi një skuadër me lojtarë teknikë dhe vuajmë jo pak në një terren të tillë, ku topi qarkullon me vështirësi. Megjithatë edhe vendimet e arbitrit, pasi në këndvështrimin tim na u mohua një penallti në minutat shtesë”.

Mesfusha u pa disi në vështirësi sot…

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera, që largimi i Çelhakës na ka prishur shumë ekuilibrat, pasi ishim përgatitur gjithë verën me të në formacion. Për më tepër, la një boshllëk, pasi nuk kemi një lojtar të ngjashëm me të për nga karakteristikat, megjithatë ekipi ka cilësi. Thjesht do të duhet të që lojtarët të përshtaten më mirë, pasi Hoti vjen nga kampionati i Kosovës dhe Totre nga Maqedonia e veriut, dy liga të ndryshme nga ajo e jona”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport çelhakës egnatias orges shehi selman stermasi çelhakës egnatias orges shehi selman stermasi

Sondazh

Poll