Sport

Sherri me grushte në Shkodër, Presidenti i Federatës së Boksit paralajmëron dorëheqjen: “Jam munduar të bëj më të mi

19 Shtator 2021, 10:23 Nga DOSJA

TIRANE – Ka degjeneruar në dhunë finalja e djeshme e kampionatit kombëtar të boksit, zhvilluar në qytetin e Shkodrës. Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, fituar nga ky i fundit, tifozë e boksierë të dy ekipeve kanë zbritur në parket, duke u konfliktuar fizikisht dhe duke e kthyer këtë në një ring të vërtetë.

U desh ndërhyrja e policisë së Shkodrës, që përplasja fizike të ndërpritej dhe të vendosej qetësia në mjedisin ku po zhvilloheshin ndeshjet e kampionatit kombëtar të boksit. Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni.

Ndërkohë, ditën e sotme, presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, në faqen e tij në “Facebook”, duke shprehur indinjatën e tij për ngjarjen e ndodhur, është shprehur se do të mbledhë Komitetin Ekzekutiv në FSHBO-së dhe do t’i kërkojë atij dorëheqjen.

“Te dashtur miq! Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te therras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe tju kerkoj atyre doreheqien time.

Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare.

Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.

Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton”,- ka shkruar Florend Kalivopulli, në rrjetet sociale…

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban beqirit të tiranës arjon kajoshit të vllaznisë florend kalivopulli presidenti i federatës shqiptare të boksit alban beqirit të tiranës arjon kajoshit të vllaznisë florend kalivopulli presidenti i federatës shqiptare të boksit

Sondazh

Poll