Sport

Mbappe-Messi-Neymar, sot në “Parc des Princes” ndaj Lyon…

19 Shtator 2021, 05:39 Nga DOSJA
Mbappe-Messi-Neymar, sot në “Parc des Princes” ndaj

FRANCE – Ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi është më shumë se gati për të bërë debutimin e tij në shtëpi, në ndeshjen e sotme kundër Lyon, ka zbuluar trajneri Mauricio Pochettino në konferencën për shtyp.

Argjentinasi filloi ndeshjen e tij të pare, si titullar në barazimin 1-1 të së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge. Tani ai shpreson të mahnisë “Parc des Princes”, ndërsa PSG do të vazhdojë startin e suksesshëm të sezonit në Ligue 1.

“Ai është i lumtur që do të jetë në gjendje të debutojë në “Parc des Princes” para fansave të tij, ai është i qetë dhe i përmbajtur, – u tha Pochettino gazetarëve. – Por kështu është i gjithë ekipi. Të gjithë po mendojnë të bëjnë paraqitjen më të mirë të mundshme, qëllimi ynë është ta fitojmë këtë ndeshje.”

Ndërkohë, i pyetur për gjendjen e Sergio Ramos, trajneri Pochettino u tha gazetarëve: “Unë nuk kam asnjë detaj se kur do të jetë në dispozicion. Shpresojmë që ai të jetë në dispozicion së shpejti. Ai është mirë individualisht, është i qetë dhe vazhdon përgatitjen e tij. Shpresojmë që ai të luajë shpejt dhe është e rëndësishme që ai të kthehet në një nivel të mirë, të barabartë me atë të shokëve të tij të skuadrës.”

Por ndërsa Ramos nuk do të luajë asnjë rol kundër Lyon, sulmuesi Kylian Mbappe mund të jetë në formacionin startues të Pochettinos. 22-vjeçari u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Club Brugge, për shkak të një dëmtimi, por aktualisht është mirë.

Pochettino shtoi për sulmuesin: “Ai u stërvit me grupin me disa masa paraprake, ne jemi të kënaqur me evoluimin e dëmtimit të tij. Ne do të shohim se si është ai në mëngjes për të ditur nëse do të jetë në grup sot.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “parc des princes” kylian mbappe lionel messi mauricio pochettino sergio ramos ylli i paris saint-germain “parc des princes” kylian mbappe lionel messi mauricio pochettino sergio ramos ylli i paris saint-germain

Sondazh

Poll