Sport

VIDEO/ Southampton fut në telashe Manchester City-n, e bllokon në “Etihad”, Liverpool merr kreun i vetëm

18 Shtator 2021, 17:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Southampton fut në telashe Manchester City-n, e bllokon në

ANGLI– Ditën e sotme u zhvilluan pesë takime të Premier League, ku ajo që ra në sy ishte barazimi i Manchester City-t ndaj Southampton me shifrat 0-0. Ishte një javë e nxehtë për “qytetarët” ndikuar nga përplasja tifozëri-trajner, ndërsa ky rezultat sigurisht që pritet të ndikojë jo pak në psikologjinë e lojtarëve të Manchester City-t.

Në këtë përballje kishte minuta edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja i cili hyri në lojë në minutën e 68′. Ndërkohë Liverpool ngjitet në krye i vetëm pas fitores 3-0 ndaj Crystal Palace. Në pjesën e parë shënoi Sadio Mane, para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Liverpooli e gjeti golin e sigurisë me Mohamed Salah në të 78-tën, ndërsa atë të rezultatit përfundimtar 3-0e shënoi Keita një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.Merr fitoren e dytë radhazi në kampionat Arsenali, që iu imponua 0-1 Burnley-t në “Turf Moor”. Tri pikër “topçinjve” ia siguroi Martin Odegaard me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport liverpool manchester city liverpool manchester city

Sondazh

Poll