Sport

VIDEO/ VAR “përkëdhel dhe shuplakë” Vllaznisë, Teuta me 10 lojtarë ndalon shkodranët

18 Shtator 2021, 19:57 Nga DOSJA
VIDEO/ VAR “përkëdhel dhe shuplakë” Vllaznisë,

SHKODËR– Është mbyllur në barazim me shifrat 1-1 takimi mes Vllaznisë dhe Teutës për javën e dytë të Superiores. Përballja zhvilluar në “Loro Boriçi”, prodhoi gjithçka, raste, gola dhe emocione, por në fund dy skuadrat u detyruan të shtrëngonin duart duke u kënaqur me një pikë. Sistemi VAR nderoi fillimisht shkodranët,pas kartonit të kuq lojtarit të Teutës, por edhe duke i anulluar gol në minutat e fundit.

Një pjesë e parë që nuk u shënua asnjë gol, por pati shumë raste. Në minutën e 35′ Sebino Plaku kishte një mundësi për të shënnuar golin e avantazhit, por tentativa e sulmuesit të Teutës ndalet fillimisht nga portieri dhe më pas topi u stampua në traversë.

Në minutën e 44′ Aralica për Vllazninë humbi një mundësi të artë për të mbyllur këtë fraksion në avantazh. Megjithatë 1 minutë më vonë durrsakët e panë veten me një lojtar më pak pas një faulli të ashpër të Todorovskit,arbitri Bajramaj akordoi karton të verdhë, por pasi u konsultua me VAR-in, ngjyra e kartonit u bë e kuqe.

Fillimisht u mendua se 45 minutëshi i dytë do të ishte e lehtë por nuk rezultoi kështu. Pavarësisht avantazhit të Da Silvës në minutën e 58′, durrsakët arritën të barazonin në të 73-tën falë goditjes me kokë të Kuembembas me portierin Zogovic që nuk arriti dot të neutralizonte atë goditje.

Pavarësisht 8 minutave shtesë, Vllaznia u mundua të bënte diçka,madje ia doli të shënojë në minutën e 97′ me Coba-n, entuziasëm në shkallët e stadiumit,por sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje.Një barazim që i shkon për shtat Teutës në një transfertë të vështirë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport teuta vllaznia teuta vllaznia

Sondazh

Poll