Sport

Në Francë është kthyer në modë/ Tjetër pushtim fushe, tifozët konfrontohen me policinë, ndeshja në Ligue 1 nis me gjys

18 Shtator 2021, 18:31 Nga DOSJA
Në Francë është kthyer në modë/ Tjetër

FRANCË-Sezoni i futbollit në Francë nuk ka filluar në mënyrën më të mirë. Pas asaj që ndodhi disa javë më parë në Nice-Marseille, ndeshja e kësaj jave midis Lens dhe Lille u pezullua përkohësisht për shkak të invazionit që i bënë tifozët e Lens.

Një numër mbështetësish arritën të hyjnë në fushë në përpjekje për të arritur në tribunën ku ndodheshin tifozët miq dhe të përballeshin me ta. Ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e situatës.Incidenti çoi në shtyrjen e disa minutave të fillimit të pjesës së dytë, e cila ishte ende 0-0 pas 45 minutëshit të parë.

 

Immense n’importe quoi à Lens où les supporters du Racing envahissent le terrain pour aller en découdre avec les supporters du #Losc HONTEUX pic.twitter.com/uAa8p1Nvrm

— François Launay (@francoislaunay) September 18, 2021

Dy skuadrat ishin kthyer në dhomat e zhveshjes dhe po prisnin vendimin e zyrtarëve të ndeshjes. Pas një pauze ndeshja rifilloi pas gjysmë ore me vonesë. Nisur nga kjo ngjare, ka gjasa që klubi i Lens të marrë një dënim të ashpër nga Komisioni i Disiplinës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport france lens ligue 1 lille france lens ligue 1 lille

Sondazh

Poll