Sport

Atletico dhe Athletic ndalin njëra-tjetrën, Reali dhe Valencia buzëqeshin…

19 Shtator 2021, 05:00 Nga DOSJA
Atletico dhe Athletic ndalin njëra-tjetrën, Reali dhe Valencia

SPANJE – Ndeshja e madhe e së shtunës në La Liga përfundon pa gola. Atletico Madrid dhe Athletic Club ndalin njëra-tjetrën pas një barazimi 0-0, duke i dhënë shansin Real Madridit dhe Valencias, që njera prej tyre sot nëse arrin të fitojë, të ngjitet në krye të La Liga.

Në “Wanda Metropolitano” në fund askush nuk fitoi midis Atletico Madrid dhe Athletic Club. Kartat në pozicionet shumë të larta të ligës spanjolle nuk mund të përziheshin. Pritësit fillojnë shumë fort menjëherë, me Griezmann, të rrezikshëm pas dy minutash.

Por shansi më i madh i ndeshjes për Atletico vjen në minutën e 75-të, kur Marcos Llorente e provon nga distanca: gjuajtja e tij përfundon në shtyllë.

Tri minuta më vonë Joao Felix largohet nga fusha me karton të kuq. Më pas Williams, i vetëm përballë Oblakut, nuk arrin të shënojë. Dhe përfundon pa gol kjo super-sfidë, me shumë keqardhje për të gjithë.

Në ndeshjet e tjera të javës së 5-të të La Liga, u arritën këto përfundime: Rayo Vallecano-Getafe 3-0, Alaves-Osasuna 0-2 dhe Elche-Levante 1-1.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “wanda metropolitano” athletic club atletico madrid la liga “wanda metropolitano” athletic club atletico madrid la liga

Sondazh

Poll