Sport

Inter i nxjerr “inatin” Bolognës pas humbjes me Real Madrid, “San Siro” kthehet në një shfaqje me 7 g

18 Shtator 2021, 18:13 Nga DOSJA
Inter i nxjerr “inatin” Bolognës pas humbjes me Real Madrid,

ITALI-Inter mposht Bolognën me shifrat 6-1 në takimin e vlefshëm për javën e katërt të Serie A dhe momentalisht ndodhet në vendin e parë në renditje. Gjithçka ishte e lehtë për zikaltrit të cilët e mbyllën pjesën e parë me shifrat 3-0 falë golave të Martinez (6 ‘), Skriniar (30’) dhe Barella (34 ‘), ndërkohë që i vetmi lajm i keq ishte dëmtimi i Joaquin Correa.

Pjesa e dytë më pas nisi me gol dhe këtë herë ishte Vecino (54 ‘) ai që me një goditje të fortë mposhti portierin e Bologna-s.Inter nuk mund të ndalej dhe Edin Dzeko shënoi dy herë (63’ dhe 68 ‘).Në minutat e fundit Bologna shënoi golin e nderit me Theate.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bologna inter serie a bologna inter serie a

Sondazh

Poll