Pioli konfirmon mungesën e dy ‘pedinave’ në sulm, Ibras dhe Giroud…
18 Shtator 2021, 17:25Nga DOSJA
ITALI – Nesër në mbrëmje, në orën 20:45, stadiumi “Allianz” do të jetë skena që do të tërheqë vëmendjen me një nga ndeshjet e mëdha të këtij sezoni të hershëm të Serie A. Juventus kundër Milanit, në një ndeshje tradicionale, që tashmë mund të thotë shumë për luftën në krye.
Stefano Pioli, në prag të ndeshjes në Torino, foli në konferencën për shtyp. Ai ka konfirmuar se në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në dy qendërsulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud.
“Ibrahimovic dhe Giroud do të mungojnë nesër. Ne do të përqendrohemi në burimet që kemi. Kush do të fitojë? Skuadra që do të luajë futbollin më të mirë do të ketë më shumë shanse për të fituar”,- ka zbuluar Pioli.
“Jam i kënaqur që gjej Allegrin, një trajner të madh dhe një person inteligjent. Ishte e vështirë të mendohej se Juvja do të kishte një pikë në 3 ndeshje. Nesër dy skuadra shumë të forta do të përballen me njëra-tjetrën”- deklaroi tekniku i kuqezinjve.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI– Ditën e sotme u zhvilluan pesë takime të Premier League, ku ajo që ra në sy ishte barazimi i Manchester City-t ndaj Southampton me shifrat 0-0. Ish...
GJERMANI-Fitorja e katërt radhazi për Bayern Munich. Në javën e 5-të të Bundesligës, kampionët e Gjermanisë fitojnë 7-0 ndaj kundërshtarit modest Bochum. Një ta...
SPANJE – Radamel Falcao ishte transferimi i fundit i Rayo Vallecanos gjatë merkatos së verës u konsiderua si një blerje histroike për spanjollët.Entuziazm...
TORINO-Pasi arritën suksesin e tyre të parë sezonal në ndeshjen e Champions League kundër Malmoe, Juventus tani po mendon për kampionatin, ku tre pikët nuk kanë...
TIRANE – Tirana do të luajë të dielën ndaj Egnatias në “Selman Stërmasi” me synimin për të regjistruar fitoren e dytë, pas suksesit 4-2 ndaj Skënderbeut.N...
SHKODER – Degjeneron në dhunë finalja e kampionatit kombëtar të Boksit. Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë ...