Sport

“Status të veçantë për gjithë jetën”, xhudistet e arta të Kosovës, pjesë e Forcave të Ushtrisë Shqiptare, reagon

18 Shtator 2021, 16:09 Nga DOSJA

TIRANE – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Një tjetër vendim është përfshirja në strukturat e FA të dy fitueseve të medaljeve të arta shqiptaret nga Kosova, Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova, që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe kanë shprehur dëshirën që i bashkohen FA të Shqipërisë”,- ka deklaruar numri një i qeverisë shqiptare Edi Rama.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe trajneri i tyre, Toni Kuka, i cili ka shprehur mirënjohjen e tij si dhe gëzimin për këtë lloj bashkëpunimi.

“Lajm i shkelqyeshëm për sportistët Elitar!

Mos harroni asnjëher që Sporti bashkon

Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare:

“Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë.

Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë,”- ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”, trajneri Kuka.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport distria krasniqi dhe nora gjakova edi rama kryeministri i shqiperise distria krasniqi dhe nora gjakova edi rama kryeministri i shqiperise

Sondazh

Poll