Sport

I vjedhin çantën e gruas, presidenti Dal Pino e ndjek dhe e kap hajdutin

19 Shtator 2021, 04:29 Nga DOSJA
I vjedhin çantën e gruas, presidenti Dal Pino e ndjek dhe e kap

ITALI – Një mbrëmje e kësaj fundjave nisi me një fatkeqësi, që për fat u mbyll me një fund të lumtur për Paolo Dal Pino. Presidenti i Ligës në Serie A ishte protagonisti i një ndjekjeje të një hajduti, që i kishte vjedhur çantën e gruas së tij në një restorant në qendër të Romës, ku ata po darkonin. Përfundimisht krimineli u ndalua dhe u arrestua nga policia.

Gjatë mbrëmjes Dal Pino dhe gruaja e tij vunë re zhdukjen e çantës. Falë ndihmës së një kamerieri, i cili tregoi se një person i ishte afruar pak karriges së gruas. Fillimisht Dal Pino pati një konfrontim verbal me hajdutin, i cili më pas papritmas filloi të ikte.

Këtu filloi ndjekja e kriminelit, me protagonistë presidentin e Legës dhe kamerierin. Një përballje, raporton “Corriere della Sera”, nëpër rrugët e qendrës, deri në Villa Medici ku hajduti u ndalua nga policia.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport corriere della sera paolo dal pino presidenti i ligës në serie a villa medici corriere della sera paolo dal pino presidenti i ligës në serie a villa medici

Sondazh

Poll