Sport

VIDEO / Degjeneron në dhunë finalja e boksit në Shkodër

18 Shtator 2021, 13:04 Nga DOSJA
VIDEO / Degjeneron në dhunë finalja e boksit në Shkodër

SHKODER – Degjeneron në dhunë finalja e kampionatit kombëtar të Boksit. Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.

Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës. Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll