Sport

Shehi: “Egnatian mos ta shohim nga emri, por nga përbërja”

18 Shtator 2021, 15:14 Nga DOSJA
Shehi: “Egnatian mos ta shohim nga emri, por nga përbërja”

TIRANE – Tirana do të luajë të dielën ndaj Egnatias në “Selman Stërmasi” me synimin për të regjistruar fitoren e dytë, pas suksesit 4-2 ndaj Skënderbeut.

Në konferencën për shtyp, trajneri bardheblu ka folur për situatën e grupit që ka në dispozicion, duke u ndalur edhe te gjendja e Seferit.

“Gjendja e skuadrës është e mirë. Seferi nuk është stërvitur me grupin vetëm ditët e para, por më pas është bashkuar. Besoj se është në gjendje të luajë e për të qenë në formacion. Superliga ka kundërshtarë realisht të fortë. Egnatian nuk e perceptojmë nga emri, por nga cilësia e lojtarëve që ka.

Është skuadër që po bën investime dhe në minutat e fundit të merkatos ka marrë lojtarë cilësorë, pra jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari që këtë vit ka ardhur në elitë, por brenda për brenda ka cilësi dhe lojtarë me peshë”, tha trajneri i Tiranës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll