Sport

VIDEO/ Bayern “keqtrajton” Bochum, 7 gola për ti treguar forcën/ Ja rezultatet e tjera

18 Shtator 2021, 15:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Bayern “keqtrajton” Bochum, 7 gola për ti treguar

GJERMANI-Fitorja e katërt radhazi për Bayern Munich. Në javën e 5-të të Bundesligës, kampionët e Gjermanisë fitojnë 7-0 ndaj kundërshtarit modest Bochum. Një takim që bavarezët e zgjidhën shumë lehtë, në 45 minutat e para shënuan katër herë në portën e miqëve. Goli i parë do të vinte në minutën e 17′ nga Sane, ndërsa 10 minuta më vonë Kimmich do të dyfishonte shifrat.

Bochum nuk kishte forcë të reagonte, ndërsa pësoi të tretin në minutën e 32′ përsëri nga Sane, ndërsa Lampropoulos do të shënonte autogol duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 4-0. Në pjesën e dytë Bayern Munich shënoi dhe tri gola të tjera me Lewandowski, Kimmich dhe Choupo-Moting.Mainz mori një barazim pa gola në shtëpi ndaj Freiburg, ndërsa për Borussia Monchengladbach ishte një ditë e keqe pasi humbi 1-0 ndaj Augsburg

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich bochum bundesliga bayern munich bochum bundesliga

Sondazh

Poll