Sport

PSG-së përgënjeshtron “L’Equipe” për pagat dhe kontratën e Leo Messit

18 Shtator 2021, 15:22 Nga DOSJA

FRANCE – Në numrin e sotëm, gazeta franceze “L’Equipe”, botoi detajet e pagave të kontratës 3-vjeçare të Leo Messit me Paris SG. Por megjithatë, drejtori sportiv Leonardo ka nxituar të përgënjeshtrojë gazetën, duke deklaruar publikisht se shifrat janë të rreme.

“L’Equipe” ka raportuar, se ylli argjentinas Messi, do të fitonte nga 30 milionë euro në secilin në sezonin e tij të para me PSG, ndërsa në të dyrtin dhe të tretin, ai do të paguhej me 40 milionë euro. Por drejtori i skuadrës franceze e ka quajtur këtë një historinë si “të papranueshme” dhe “mosrespektuese”.

“Eshtë krejtësisht e rreme . Ajo një mungesë respekti dhe neve nuk na pëlqeu. Është shumë larg nga e vërteta, për sa i përket kohëzgjatjes dhe shifrave. Ka klauzola konfidencialiteti, por mund të them se nuk është e vërtetë në lidhje me tre vitet”.

“Unë nuk e kuptoj kohën e publikimit. Është me të vërtetë shumë larg realitetit. Kohëzgjatja e kontratës është dy vjet. Nuk ka asnjë opsion të detyrueshëm, ose jo të detyrueshëm për një të tretë”,- ka deklaruar drejtori Leonardo.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtori sportiv leonardo l'equipe leo messit me paris sg drejtori sportiv leonardo l'equipe leo messit me paris sg

Sondazh

Poll