Sport

Allegri ndez sfidën me Milanin, trajneri i Juventusit provokon: Kjo ndeshje është më e rëndësishme për Milanin sesa për

18 Shtator 2021, 15:17 Nga DOSJA
Allegri ndez sfidën me Milanin, trajneri i Juventusit provokon: Kjo ndeshje

TORINO-Pasi arritën suksesin e tyre të parë sezonal në ndeshjen e Champions League kundër Malmoe, Juventus tani po mendon për kampionatin, ku tre pikët nuk kanë ardhur ende pas tre javësh kampionat. Të dielën në Torino, do të luhet një ndeshje e veçantë mes Juventus-Milan.Masimilliano Allegri foli në konferencë për shtyp në lidhje me këtë ndeshje.

“Ka qenë gjithmonë një nga ndeshjet më të rëndësishme në kampionat – shpjegoi trajneri në konferencë për shtyp. Nesër është më e rëndësishme për ta sesa për ne. Stërvitja? Kam një dyshim në mbrojtje, një në mesfushë dhe një në sulm, të cilin do ta zgjidh të dielën.”

FILLIMI I DOBËT I KAMPIONATIT– “Grupi u plotësua shumë vonë dhe ne ende jemi duke u njohur me njëri -tjetrin. Rezultatet nuk ishin proporcionale me paraqitjet, sigurisht që mund të kishim edhe disa pikë më shumë. Ne duhet të rritemi, unë së bashku me ta.

REZULTATI I Së DIELËS– ” Ndeshja është më e rëndësishme për ta sesa për ne, balancat e para do të bëhen më pas në pushimin e nëntorit dhe besoj se në atë moment do të jemi në një pozicion tjetër në tabelën e klasifikimit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri juventus milan serie a allegri juventus milan serie a

Sondazh

Poll