Politike

A i druheni një shkarkimi? Basha: Nuk ka kthim pas….faleminderit

17 Shtator 2021, 13:47 Nga DOSJA
A i druheni një shkarkimi? Basha: Nuk ka kthim pas….faleminderit

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë kur është pyetur nëse i druhet një shkarkimi nga posti që mban në Partinë Demokratike.

Nga fjala që mbajti për mediat para selisë blu, Basha u pyet nëse i druhet një shkarkimi, referuar turit që ka nisur ish-kryeministrit Sali Berisha dhe foltores me demokratët.

Por, kreu i PD-së, nuk ka bërë asnjë koment për këtë gjë. Ai thjesht vazhdoi fjalën që po mbante, duke mos kthyer asnjë përgjigje.

“Nuk ka kthim pas, faleminderit,”– tha Basha dhe u largua.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll