Politike

Lulzim Basha: Do largojmë Ramën, Doshin, Rakipin dhe Rrajën! Përjashtimi i Berishës? Nuk ka kthim pas! Aleanca me SHBA-të

17 Shtator 2021, 12:39 Nga DOSJA
Lulzim Basha: Do largojmë Ramën, Doshin, Rakipin dhe Rrajën!

TIRANË–Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka për të larguar aleancën e kryeministrit Edi Rama, Tom Doshit, Aqif Rakipit dhe të Rrahman Rrajës nga parlamenti shqiptar. Nga selia blu, ku paralajmëroi se do të jepte një mesazh, Basha deklaroi se formalizimi i kësaj PPP-je “Rama-Doshi-Rakipi-Rraja” janë fatkeqësia më e madhe për çdo dhqiptar dhe synojnë plaçkitjen e këtij vendi, ndërsa PD-ja synon tu kthejë shqiptarëve demokracinë. 

“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë,”- deklaroi Basha.

Përsa i përket përjashtimit të ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe shpalljes së tij non-grata, Basha u treguar shumë i prerë kur tha se nuk ka kthim pas. Basha shtoi se aleanca dhe partneriteti i PD-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet i pacënueshëm dhe se nuk ka asgjë për t’i shtuar asaj që ka deklaruar një javë më parë. Kontributin e Berishës për zhvillimin e demokracisë dhe aleancës me SHBA-të nuk e hodhi poshtë.

Basha u pyet nëse i druhet një shkarkimi, referuar turit që ka nisur ish-kryeministrit Sali Berisha dhe foltores me demokratët. Por, kreu i PD-së, nuk ka bërë asnjë koment për këtë gjë. Ai thjesht vazhdoi fjalën që po mbante, duke mos kthyer asnjë përgjigje. “Nuk ka kthim pas, faleminderit,”– tha Basha dhe u largua.

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, ai e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se PD-ja nuk e njeh referendumin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll