Politike

Meta në Korçë, ambasadori Soreca shkon në Presidencë, takim me Edmond Panaritin (ARSYEJA)

17 Shtator 2021, 09:59 Nga DOSJA
Meta në Korçë, ambasadori Soreca shkon në Presidencë,

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca sapo ka dalë nga institucioni i Presidencës, ku edhe ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Kabinetit, Edmond Panariti.

Takimi është zhvilluar në Presidencë gjatë paradites së sotme, ndërsa mësohet se palët kanë diskutuar lidhur me vendosjen e detajeve për takimin që kreu i shtetit pritet të zhvillojë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von derl Leyen.

Kjo e fundit do të mbërrijë në Shqipëri më 28 shtator, në kuadër të zhvillimit të një turi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që nga ana tjetër, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar për të zhvilluar një takim me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edmond panariti luigi soreca edmond panariti luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2021, 08:47

KORÇË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë betejën e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Në fjalë...