Politike

Marrëveshja Kosovë-Serbi e firmosur në zyrën e Trump, Grenell: Biden s’do të përfshihet, Ballkani meriton një presi

17 Shtator 2021, 10:42 Nga DOSJA
Marrëveshja Kosovë-Serbi e firmosur në zyrën e Trump,

SHBA- Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Washingtonit tha se qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që u kushton vëmendje atyre.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale ai u shpreh se presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden nuk shfaq asnjë lloj interesi ndaj rajonit të Ballkanit aq më tepër Kosovës.

‘Kur Presidenti Trump ishte në detyrë, ai bëri përpjekje të mëdha në riparimin e marrëdhënieve midis vendeve ku bashkëpunimi më parë dukej i pamundur. Marrëveshja ekonomike e Kosovës dhe Serbisë ishte novatore. Këshilltari i Lartë i ACLJ për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme Ric Grenell, i cili shërbeu si i dërguar presidencial në të dy vendet, e pa këtë marrëveshje të paparë të ndodhte në dorën e parë. Fatkeqësisht, Administrata e Biden ka neglizhuar të ndërtojë mbi kornizën që krijoi Presidenti Trump.‘- tha ai në videomesazh.

Marrëveshja njëvjeҫar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në prani të ish-presidentit Donald Tramp skadoi ne 5 shtator. Në atë marrëveshje Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa, kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike donald trump joe biden marrëveshja e washingtonit richard grenell donald trump joe biden marrëveshja e washingtonit richard grenell

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2021, 08:47

KORÇË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë betejën e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Në fjalë...