Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË–Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka për të larguar aleancën e kryeministrit Edi Rama, Tom Doshit, Aqif Rakipit dhe të Rrahman Rrajës nga parlamenti shqiptar. Nga selia blu, ku paralajmëroi se do të jepte një mesazh, Basha deklaroi se formalizimi i kësaj PPP-je “Rama-Doshi-Rakipi-Rraja” janë fatkeqësia më e madhe për çdo dhqiptar dhe synojnë plaçkitjen e këtij vendi, ndërsa PD-ja synon tu kthejë shqiptarëve demokracinë.
“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë,”- deklaroi Basha.
Përsa i përket përjashtimit të ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe shpalljes së tij non-grata, Basha u treguar shumë i prerë kur tha se nuk ka kthim pas. Basha shtoi se aleanca dhe partneriteti i PD-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet i pacënueshëm dhe se nuk ka asgjë për t’i shtuar asaj që ka deklaruar një javë më parë. Kontributin e Berishës për zhvillimin e demokracisë dhe aleancës me SHBA-të nuk e hodhi poshtë.
Basha u pyet nëse i druhet një shkarkimi, referuar turit që ka nisur ish-kryeministrit Sali Berisha dhe foltores me demokratët. Por, kreu i PD-së, nuk ka bërë asnjë koment për këtë gjë. Ai thjesht vazhdoi fjalën që po mbante, duke mos kthyer asnjë përgjigje. “Nuk ka kthim pas, faleminderit,”– tha Basha dhe u largua.
Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, ai e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se PD-ja nuk e njeh referendumin.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka preferuar që të komentojë akuzat e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj tij, por ka përcjel...
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama duke e uruar për mandatin e tij të tretë...
TIRANË– Ministrja për fëmijët, Bora Muzhaqi ka dhënë një këshillë nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e saj, teksa po lexonte fjalimin, Muzhaqi tha se sipas...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë gjithashtu një tjetër lajm të rëndësishëm, sa i takon vendimeve që lidhen me çështjen e pastr...
TIRANË- Dosja.al zbardh votën e 140 deputetëve të Kuvendit të ri të Republikës së Shqipërisë për votëbesimin e qeverisë së re. Nga vëzhgimi rezulton se jan...
SHBA- Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Washingtonit t...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca sapo ka dalë nga institucioni i Presidencës, ku edhe ka zhvilluar një takim me Drej...
TIRANË– Një ditë pas seancës maratonë dhe votimit të qeverisë së re, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zbarkuar në Kryesinë e Kuvendit për të zh...
TIRANË– Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli tregoi edhe arsyen pse nuk ishte në takimin e djeshëm të liderit historik të Partisë Demokratike, Sal...
KORÇË– Presidenti Ilir Meta është gati për të organizuar ceremoninë e betimit të qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama. Nga Korça, ku ka d...