Politike

Veliaj: Pas autobusëve të Unazës së Re, do i hiqet licensa një kompanie pastrimi në kryeqytet! Do i kalojë ‘Eco Tir

17 Shtator 2021, 11:30 Nga DOSJA
Veliaj: Pas autobusëve të Unazës së Re, do i hiqet licensa

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë gjithashtu një tjetër lajm të rëndësishëm, sa i takon vendimeve që lidhen me çështjen e pastrimit në Tiranë. Veliaj tha se do i hiqet licenca j një prej kompanive që bën pastrimin në një prej njësive administrative ku menaxhimi i mbetjeve linte shumë për të dëshiruar.

“Siç mora një vendim të vështirë, por të drejtë për heqjen e licencës së një linje autobusi, po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund,” deklaroi ai.

Viti 2021 është viti i katërt i Ditës Botërore të Pastrimit, të cilës i bashkohen 186 shtete. Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj licensa e kompanise se pastrimit tirane erion veliaj licensa e kompanise se pastrimit tirane

Sondazh

Poll