Politike

Jozefina Topalli tregon arsyen se pse nuk ishte në takimin e Sali Berishës: Sa erdha nga jashtë, mezi…

17 Shtator 2021, 09:38 Nga DOSJA
Jozefina Topalli tregon arsyen se pse nuk ishte në takimin e Sali

TIRANË– Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli tregoi edhe arsyen pse nuk ishte në takimin e djeshëm të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. E ftuar në emisionin “Opinion”, Topalli u justifikua se mungesa e saj në takimin me demokratët dhe Berishën, pasi ndodhej jashtë vendit.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Do ishe e pranishme sot në sallë?

Jozefina Topalli: Unë mezi erdha dhe këtu sepse sapo kam ardhur nga jashtë, por kjo nuk ka lidhje je apo nuk je prezente. Këtu ka lidhje me qëndrimet ndaj një momenti kritik, kyç të një force politike që nuk është opozitë. Zoti Berisha kishte thënë që kryetari është i thyer, në fakt kryetari është i shitur.

Më 9 shtator, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlament, duke shkaktuar “trazira” në politikën e vendit. Ish-kryeministri e cilësoi vendimin e Bashës si pazar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa njoftoi edhe një aksion brenda PD-së. Për vendimin e Bashës kishte reagime edhe nga shumë demokratë të tjerë, përfshirë edhe Topallin. Kjo e fundit doli edhe njëherë kundër kryedemokratit, duke e krahasuar me Enver Hoxhën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes jozefina topalli sali berisha aksioni i berishes jozefina topalli sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2021, 08:47

KORÇË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë betejën e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Në fjalë...