Politike

“Nuk e sjell dot PD në pushtet”/ Basha ASNJË KOMENT për Berishën: S’kam asgjë për të shtuar, aleanca dhe partnerite

17 Shtator 2021, 13:32 Nga DOSJA
“Nuk e sjell dot PD në pushtet”/ Basha ASNJË KOMENT

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka preferuar që të komentojë akuzat e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj tij, por ka përcjellë një mesazh të rëndëishëm. Në një komunikim për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Basha tha se aleanca dhe partneriteti i subjektit që ai drejton dhe Amerikës, do të mbetet i pacënueshëm.


“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!,”-tha Basha në komunikimin e tij.

Ndërkohë që prej përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, ai e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet.

(k.m/f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd aksioni i berishes lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll