Politike

30 minuta takim me Nikollën, ambasadorja Yuri Kim: Parlamenti u kthye! Debat civil dhe bashkëpunim aty ku është e mundur

17 Shtator 2021, 09:45 Nga DOSJA
30 minuta takim me Nikollën, ambasadorja Yuri Kim: Parlamenti u kthye!

TIRANË– Një ditë pas seancës maratonë dhe votimit të qeverisë së re, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zbarkuar në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Takim që ka zgjatur rreth 30 minuta, e menjëherë pas tij, ambasadorja Kim shkroi në “Tëitter” se e kishte uruar Nikollën për zgjedhjen si kryetare e parlamentit, teksa flet për një parlament tashmë me forcë të plotë.

Kënaqësi të uroja Lindita Nikollën për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit. Më vjen mirë të shoh Parlamentin me forcë të plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve,”-shkruan ajo. Ndërkohë që nga ana tjetër, Nikolla ka bërë gjithashtu detaje nga takimi, ku u shpreh se e falenderoi diplomaten për urimet dhe mbështetjen, si dhe e siguroi për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë.

“Bashkëpunimi i suksesshëm i Shteteve të Bashkuara me Kuvendin e Shqipërisë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve, do të vijojë të zgjerohet e forcohet. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë një partner real e të besueshëm dhe dëshirojmë një Shqipëri demokratike, të fortë dhe europiane. Të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për avancimin e reformës në drejtësi, thellimin e procesit të vetting-ut, për rezultate të prekshme të zbatimit të saj, si edhe për thellimin e reformave të tjera me impakt në jetën e qytetarëve.  Partneriteti strategjik me SHBA është një gurë themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë ndihmën e SHBA, veçanërisht për avancimin e reformës në drejtësi, të procesit të vetting-ut dhe kryerjen e reformës zgjedhore dhe të reformave të tjera në rrugën e anëtarësimit ne BE. Ne do të rrisim përkushtimin e përgjegjësinë për të justifikuar besimin që na dhanë qytetarët në mandatin e tretë. Unë do të kontriboj që të sjell një qasje të re në komunikim dhe veprimtarinë parlamentare, duke pasur si yll të karvanit që më udhëheq ne punën time interesat e vendit dhe jo përkatësinë time politike,”-njoftoi Lindita Nikolla.

Ky takim vjen në vazhdën e disa takime rradhazi që ambasadorja Kim ka bërë gjatë ditëve të fundit, duke u fokusuar tek ato me magjistratë të organeve të reja në drejtësi, të cilëve u ka kërkuar që të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lindita nikolla yuri kim yuri kim shkon ne kuvend lindita nikolla yuri kim yuri kim shkon ne kuvend

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2021, 08:47

KORÇË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë betejën e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Në fjalë...