Politike

Nesër Rama betohet në Presidencë, Meta: Më detyron Kushtetuta. Aksioni i Berishës? Me vitet që kalojnë bëhet më shumë

17 Shtator 2021, 09:18 Nga DOSJA
Nesër Rama betohet në Presidencë, Meta: Më detyron

KORÇË– Presidenti Ilir Meta është gati për të organizuar ceremoninë e betimit të qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama. Nga Korça, ku ka dekoruar katër të përndjekur politikë, simbole të rezistencës antikomuniste, Ilir Meta lëshoi mesazhet e para politike, mes tyre edhe një për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupit parlamentar i Partisë Demokratike. 

Kreu i shtetit nuk ka parapëlqyer që të komentojë drejtpërdrejt vendimin e Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha, duke ritheksuar se demokracia në Shqipëri është në një ditë të keqe. Megjithatë, Meta ka zgjedhur të japë një një koment pozitiv për Sali Berishën dhe nismën e tij për rikthim në PD, duke u shprehur se “doktori” me kalimin e viteve bëhet gjithmonë e më tërheqës.


I pyetur nëse ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim e ka cënuar sovranitetin kombëtar me kërcënimin për Berishën, Meta tha se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e arbitrariteteve e kulisave dhe të jenë përballë faktit të kryer. Ndërkohë që nga ana tjetër u shpreh i gatshëm për të pritur kryeministrin Edi Rama dhe të zgjedhurit e kabintetit të tij të tretë për t’u betuar në Presidencë.

Sa i përket deklaratave të tij para zgjedhjeve se do të jete dorëheqjen nëse kryeministri Edi Rama do të merrte 71 mandate, presidenti Meta tha se nuk është momenti për të keqinterpretuar deklarata. Duke shtuar se është gati për të respektuar Kushtetutën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ilir meta ilr meta ne korce sali berisha yuri kim edi rama ilir meta ilr meta ne korce sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2021, 08:47

KORÇË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë betejën e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Në fjalë...