Politike

A e cënoi sovranitetin Yuri Kim me Berishën? Meta: Qytetarët të mos jenë më viktimë e arbitrariteteve e kulisave

17 Shtator 2021, 09:20 Nga DOSJA
A e cënoi sovranitetin Yuri Kim me Berishën? Meta: Qytetarët

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar që sovraniteti kombëtar duhet ti kthehet qytetarit me votën e tij. I pyetur  nëse ambasadorja e SHBA e ka cënuar sovranitetin kombëtar me kërcënimin për largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendit, Meta u shpreh se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e arbitrariteteve e kulisave dhe të jenë përballë faktit të kryer.


”Së pari, sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve. S’ka mbrojtës më të mirë të sovranitetit kombëtar se sa vetë sovrani vetë qytetari, sigurisht kur ai është indërgjegjshëm për votën e tij, kur e mbron, nuk e shet, nuk e tregëton. Sa i takon sovranitetit padiskutim që fjala kyç për dekadat që vjen është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje të detyrave të Shqipërisë ndaj NATO ku jemi anëtar prej kohësh apo BE, ku dëshirojmë të anëtarësohemi. Me gjithë detyrimet tona në raport me institucione e organizata i kemi të fiksuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata mos injorohen e përjashtohen më, mos vendosen para faktit të kryer, mos jenë më viktimë e arbitraritetit e kulisave që kanë kërkuar e kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë. Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa të tjerë do të ndodhin në të ardhmen,”– tha Meta.

LAJMI KRYESOR: Nesër Rama betohet në Presidencë, Meta: Më detyron Kushtetuta. Aksioni i Berishës? Me vitet që kalojnë bëhet më shumë tërheqës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne korce ilir meta ilir meta ne korce

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2021, 08:47

KORÇË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë betejën e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Në fjalë...