Sali Berisha: E ftoj Bashën të përballet me mua, ku të dojë e si të dojë
13 Shtator 2021, 19:56Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i gatshëm që të përballet me kryedemokratin Lulzim Basha.
I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se është i gatshëm të takohet e të përballet me Bashën, kudo që të dojë ky i fundit. Madje ai e ftoi në takimet me aktivistët e simpatizantët e Partisë Demokratike.
“Për çfarë do të takohemi? Që kur ka dalë ky vendim, unë operoj me të tjera gjëra. Për çfarë do flasim. Unë jam njeriu që në SHBA kam pasur fatin të njoh katër ish-Presidentë, t’i takoj, të më presin e t’i pres, disa sekretarë. Në asnjë rast nuk kam kërkuar ndihmë. E ftoj të vijë në takime me aktivistët, me simpatizantët e Partisë Demokratike. Ku të dojë e si të dojë, s’kam asnjë kufizim. Basha po vepron për interesin e tij. Deklaratën kundër meje e bëri për interesin e tij. Kur Palmer i kërkoi të anulonte vendimin për djegien e mandateve ai e mbajti presionin. Nuk e përjashtoj veten nga drejtimi i PD. Këtë e zgjedhin anëtarët e PD. Partia është ditën e saj më të keqe. Ka 74 mijë vota më pak se në 2013 dhe kjo është një kambanë alarmuese. Do marrë kohën e vet. Do të shkohet në të gjithë vendin dhe po e presin në të gjithë vendin. Synimi është që të realizohet një referendum i anëtarëve të PD si shkalla më e gjerë e partisë,”- tha Berisha ndër të tjera.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur pasardhësin e tij Edi Ramën si njeri më të plakur se ai. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha u py...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar nisjen e një aksoni në të gjithë Shqipërinë për moslejimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i ...
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Sip...
TIRANË- Ish-Kryeministri Sai Berisha u shpreh se përjashtimi i tij nga Grupi Parlamentar i PD-së është një pazar Rama-Basha. I ftuar në “Çim Peka Li...
TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se pas humbjes së zgjedhjeve nga PD-ja në vitin 2017 i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen. I f...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon ta konsiderojë nul vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe është shprehur se për të do të shp...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një ditë historike kthimin e tij në Kuvend, më datë 10 shtator, ditë që u prit me karafila e l...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se janë tre arsye që atë e bëjnë të jetë akoma anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike....