Politike

“A e mund Berisha Ramën?” Ish-kryeministri nis të qeshë: Habitem që më pyesni, ai është më i plakur se unë, le të

13 Shtator 2021, 19:49 Nga DOSJA
“A e mund Berisha Ramën?” Ish-kryeministri nis të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur pasardhësin e tij Edi Ramën si njeri më të plakur se ai. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha u pyet nëse mund ta mundte në zgjedhje kryeministrin Edi Rama dhe tha ‘po’ pas asnjë pikë dyshimi.

Berisha tha se Rama në 2013-n e mundi me faktorin e premtimeve që i vodhi atij dhe me atë të moshës. Aktualisht ish-lideri i PD-së shtoi se askush nuk e beson më Ramën, e ndërsa për moshën, shtoi me humor se po të bënin testet Berisha do dilte 7 vite më i ri.

“A e mund Sali Berisha Edi Ramën? Unë habitem që më pyet, po ç’më thue? A e di ti si fitoi Rama përballë Berishës? U përpoq me propagandë negative dhe dështoi në mënyrë spektakolare. I bënte spotet me pamjet e ‘97-s. Rama mori modelin tim të premtimit, por ama unë e mbaja. Edi Rama në vitin 2013 premtoi, bëri 63 premtime, nga të cilat e shihja që për disa ngjiti. Ulja për ushqimet, zhdukja e listave dhe rreshtoi….përdori dy faktorë, premtimin dhe faktorin moshë. Mosha ka pasur rolin e vet, por premtimi është ai që e nxorri fitues. Për moshë ai është më i plakur se unë, le të vijë të bëjmë testet, do dalë të paktën 7 vite më i vjetër se unë,” tha Berisha.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll