Politike

Berisha i ‘përplas’ nderet në fytyrë Bashës: Ishte lider i thyer, kam bërë luftë me mediat për të, kundërshtarët

13 Shtator 2021, 19:31 Nga DOSJA
Berisha i ‘përplas’ nderet në fytyrë Bashës:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur të gjitha ‘nderet’ që i ka bërë kryedemokratit Lulzim Basha ndër vite, duke luftuar me median që e zhvlerësonte dhe me vetë kundërshtarin e tij politik.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se ai nuk pajtohej aspak me faktin se media dhe kundërshtari e zhvlerësonte tërësisht, kështu që ishte i detyruar ta ‘mbronte’, të rendiste meritat e tij. Dhe këtë gjë, Berisha tha se nuk e ka bërë për Bashën si person, por për përfaqësuesin e PD-së.

“Ndjej shumë keqardhje për dhimbjen e krijuar në anëtarësinë e PD, që nuk e ka imagjinuar ndonjëherë. Shumica e anëtarësisë nuk e besonte si lider Lulzim Bashën. Nuk janë vetëm sondazhet, por ndjenjat. Por përsëri, unë dy gjëra kam bërë në fushatë dhe tani njerëzit mund të më qortojnë. Kam bërë luftë me mediat që e zhvlerësonin në masë ekstreme. Jam përpjekur të rreshtoj meritat e tij, tjetër punë që ai kaloi në supervlerësim për veten e tij. Media dhe kundërshtari e zhvlerësonte tërësisht dhe unë nuk pajtohesha me këtë. Problemi është se media i vinte kryq dhe unë e vlerësoja, por këtë e bëja jo për personin e tij, por për demokratët. Doja që të mos e asgjësonin atë. U kam thënë grupit të këshilltarëve se ai është ‘broken leader’, një lider i thyer dhe se duhet bërë gjithçka për ta ngjitur. Nëse ai nuk ngjitet, atëherë duhet të kaloni në platformën tjetër, të Fransua Miteran “unë jam zotëria normal”. Duke thënë se ai është normal dhe të gjenden rrugë me çdo mënyrë për të rritur partinë,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll