Politike

Berisha rendit 3 ARSYET: Ja pse jam ende anëtar i grupit parlamentar të PD-së, vendimi i Bashës është nul

13 Shtator 2021, 19:04 Nga DOSJA
Berisha rendit 3 ARSYET: Ja pse jam ende anëtar i grupit parlamentar

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se janë tre arsye që atë e bëjnë të jetë akoma anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se ai ka kandidar si deputet i PD-së dhe jo si i pavarur.

Së dyti, Berisha tha se KQZ e ka lëshuar mandatin e Sali Berishës si deputet i PD, ndërsa arsyeja e tretë është se Basha nuk e ka kaluar për votim këtë vendim në Këshillin Kombëtar.

“Unë jam anëtar i grupit të PD. Pavarësisht nga burokracia, por ka një ligj, i cili përcakton se kur deputeti nuk është anëtar i forcës së vet politike. Pse jam anëtar i grupit parlamentar të PD? Sepse unë kam kandiduar për PD dhe jo si i pavarur. Së dyti, KQZ e ka lëshuar mandatin e Sali Berishës si deputet i PD. Së treti, zoti Basha ka shpallur një deklaratë televizive, duke dhunuar çdo germë, çdo nen, çdo fjalë të statutit të PD. Unë nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal, por ky mendim është nul nëse nuk votohej minimumi në Këshillin Kombëtar ku duhet miratuar me dy të tretat,”- tha Berisha.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll