Politike

U prit me lule nga mbështetësit, Berisha: Data 10 ishte një ditë historike për mua, dështoi një përpjekje e pandershme p

13 Shtator 2021, 19:07 Nga DOSJA
U prit me lule nga mbështetësit, Berisha: Data 10 ishte një

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një ditë historike kthimin e tij në Kuvend, më datë 10 shtator, ditë që u prit me karafila e lule nga mbështetësit e tij.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se qëllimi i tij nuk ishte personi Sali Berisha, por sovraniteti dhe dinjiteti i këtij vendi.

“Data 10 ishte një ditë historike për mua. Një përpjekje e pandershme, e paimagjinueshme për të cenuar, për të marrë sovranitetin e parlamentit, për të diktuar se kush do hyjë në parlament, dështoi plotësisht. Unë garantoj çdo shqiptar që qëllimi im nuk ishte personi Sali Berisha, por sovraniteti dhe dinjiteti i këtij vendi, të cilin për sa kohë të jetë i lirë dhe sovran, nuk duhet ta diktojë askush. Për mua kjo ishte më kapitalja,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll