Politike

“Po punon kundër meje?” Berisha zbulon bisedën brenda mureve të zyrës me Bashën, burimet e huaja që i përcollën info

13 Shtator 2021, 19:20 Nga DOSJA
“Po punon kundër meje?” Berisha zbulon bisedën brenda

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbulur një bisedë mes tij dhe Lulzim Bashës në zyrën e tij. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se sipas Bashës, ai ka qenë arkitekti i qëllimeve të gabuara të PD-së.

Ish-lideri i PD-së tha se këtë gjë ja kanë bërë të ditur dy burime ndërkombëtare, ndërkohë që pas kësaj, ai mori Bashën në zyrë dhe e pyeti nëse po punonte kundër tij.

“Rikthimi im është shpallur më datë 19-20 maj. Kam thënë që kam një betejë të gjerë përpara. Lulzim Basha ka shprehur se unë kam qenë arkitekti i qëllimeve të gabuara të PD-së. Nuk kam asnjë fakt, por burimet kanë qenë zyrtare të huaja dhe jo shqiptare. Unë dëgjoj, por asnjëherë nuk thërras njeri në zyrën time e t’i them që ti e ke bërë këtë. Pasi më tha njëherë, më tha thotë se ne i kemi çuar fjalë Berishës, e ka ditur Berisha. asnjëherë. Ma tha njëherë dhe i thashë, meqë po ma thua dhe njëherë, po ta them dhe unë ty. Më kanë thënë dy burime të huaja dhe serioze fare që po punohet për këtë gjë një nga njerëzit që po punon me këtë gjë është vetë Basha. Tani i thashë mund t’i besoj unë ata, që ti punon kundër meje?”, tha Berisha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll