Politike

Sali Berisha: Në vitin 2017 i kërkova Bashës dorëheqjen, tani s’e bëra më, e dija që s’do e jepte

13 Shtator 2021, 19:23 Nga DOSJA
Sali Berisha: Në vitin 2017 i kërkova Bashës dorëheqjen,

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se pas humbjes së zgjedhjeve nga PD-ja në vitin 2017 i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha ka thënë se pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill, nuk e bëri më këtë gjë pasi e dinte që Basha nuk do e bënte. Ish-lideri historik i PD-së, shtoi se nëse ata do të arrinin që të sanksiononin Ramën për krimin dhe për patronazhistët, atëherë do u thoshin njerëzve se ja kanë dalë. 

“Kur humbi në vitin 2017 i kërkova të jepte dorëheqjen por nuk e bëri. U fut në votim dhe e votuan. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte. Isha i sigurtë që nuk do ta jepte. A kishte mbështetje Lulzim Basha që ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë dhe qëndrimi im ishte mbështetës për të. Pse e bëja unë këtë? Sepse nëse ne arrinim të vinim sanksione ndaj Edi Ramës për patronazhistët, për krimin, ne u thonim shqiptarëve që shikoni se ia dolëm. Por sanksione si në vitin 2001, jo si këto tani,” tha Berisha.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll