Politike

Nuk tërhiqet Berisha: Për përjashtimin tim do shprehet vetëm baza e partisë

13 Shtator 2021, 19:10 Nga DOSJA
Nuk tërhiqet Berisha: Për përjashtimin tim do shprehet vetëm

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon ta konsiderojë nul vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe është shprehur se për të do të shprehet vetëm baza e partisë.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se lëvizja mbyllet ashtu siç voton anëtarësia. Berisha shtoi se qëllimi i tij është të shpëtojë Partinë Demokratike nga një situatë tejet e rëndë, e krijuar nga një vendim i paimagjinueshëm për një kryetar partie, referuar Bashës.

“Ua them me sinqeritet dhe fakte. Unë që në fillim u kam kërkuar që PD të mos merret me çështjen e non-gratas. Basha nuk shkoi në Këshill Kombëtar se e dinte nuk do kalonte vendimi i tij dhe ai duhej të jepte dorëheqje. Do bëj gjithçka që PD të dalë nga ky proces edhe më e madhe, edhe më e fuqishme. Me kushtin që të shprehet anëtarët e thjeshtë që të mos copëtohet partia. Lëvizja mbyllet ashtu siç voton anëtarësia. Unë kam për qëllim të shpëtoj Partinë Demokratike nga një situatë tejet e rëndë, e krijuar nga një vendim i paimagjinueshëm për një kryetar partie. E kam një lëvizje për të bërë gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin dhe përçarjen e saj. Do filloj foltoren me anëtarësinë. Çfarëdo që të caktojë anëtarësia, ne do i nënshtrohemi. Anëtarësisë së partisë do i kërkoj atë që ka shprehur, vlerësimin e vendimit,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll