Tre ditë para se ta përjashtonte! Berisha: Basha më erdhi në zyrë për ligjin e dekriminalizimit, është problem tha
13 Shtator 2021, 19:27Nga DOSJA
TIRANË- Ish-Kryeministri Sai Berisha u shpreh se përjashtimi i tij nga Grupi Parlamentar i PD-së është një pazar Rama-Basha. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se Basha nuk e kishte njoftuar për përjashtim, por tre ditë para se ta bëntë këtë i kishte shkuar në zyrë, duke i thënë se i gjithë problemi është te ligji i dekriminalizimit.
Ish-lideri i PD-së, shtoi se nëse Basha duhet të mblidhte Këshillin Kombëtar të PD-së dhe të vendosej nëse duhet të përjashtohej Berisha.
“Personalisht kam të drejtë që të them se ky ishte një pazar Rama-Basha. Basha nuk më tha kurrë që do më përjashtojë nga grupi. Më erdhi tre ditë përpara dhe më tha se është problemi te ligji i dekriminalizimit. Unë i thashë, ore zotëri, këto janë dy gjëra të ndryshme. Edhe ajo që është dërguar nga PD në KQZ. I thashë a e dërgove në KQZ për rastin e Tom Doshit, dhe është rrëzuar. Nëse Basha do të mblidhte Këshillin Kombëtar, nuk do kishte asnjë problem me Sali Berishën. Nëse do e miratonte, Berisha do zbatonte urdhrin. Nëse nuk do e miratonte, Lulzim Bashës do i duhej të jepte dorëheqjen”, tha Berisha.
(I.A;f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se pas humbjes së zgjedhjeve nga PD-ja në vitin 2017 i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen. I f...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon ta konsiderojë nul vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe është shprehur se për të do të shp...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një ditë historike kthimin e tij në Kuvend, më datë 10 shtator, ditë që u prit me karafila e l...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se janë tre arsye që atë e bëjnë të jetë akoma anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike....
TIRANË– Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka e ka konsideruar të arsyeshme shkëputjen e partisë nga kryedemokrati Lulzim Basha pas vendimeve të marra nga ky...
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur nga seanca e sotme plenare. Shumica e deputetëve kanë zgjedhur shoqëruesin e tyre për tu futur në parlament, ndërsa...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shënjestruar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e konsideruar të marrë peng, jo pa arsye...
TIRANË– Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për ditën e nesërme, ditë kur Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do ...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ndezi edhe sherrin e fortë në Kuvend, ka reaguar për herë të parë. Në një sqarim zyartar, LSI përsërit...