Politike

Berisha zbulon aksionin: Të enjten zhvilloj takimin e parë me anëtarësinë e PD-së, vijon në gjithë Shqipërinë. Njësoj

13 Shtator 2021, 19:36 Nga DOSJA
Berisha zbulon aksionin: Të enjten zhvilloj takimin e parë me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar nisjen e një aksoni në të gjithë Shqipërinë për moslejimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se të enjten ai do të nisë takimin e parë me anëtarësinë e Partisë Demokratike, ditën e enjte në Tiranë. Më pas takimet do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.

I pyetur nëse po ndjek të njëjtën rrugë si Fatos Nano, Berisha tha se janë dy situata të ndryshme, sepse Nano në atë kohë ishte në qeveri. 

Pjesë nga biseda: 

Andi Bejtja: Çfarë do të bëni nesër? Aksioni, çfarë nis nga nesër?

Sali Berisha: Nis takimet me anëtarët, foltoret me simpatizantët e partisë Demokratike. Dhe do vijoj kështu. Sepse me ketë vendim…..hoqi njerëz që kishin një jetë të tërë në Partinë Demokratike që në vitin 2017. Ishte pushkatim politik dhe ua kam thënë dhe atyre, edhe Astrit Patozin e kam thirrur në zyrë. Pse e bëri? Për veten e tij e bëri, vendim personal.

Andi Bejtja: Kur i nisni takimet?

Sali Berisha: Takimin e parë e kam ditën e enjte. Më pas në të gjithë Shqipërinë. 

Andi Tela: T’i vendosim një paralele me vendimin e Fatos Nanos?

Sali Berisha: (pi ujë)….Vendosi paralele me Partinë Demokratike. Fatos Nano e nisi katharsis-in, por ishte në qeveri. Ne kemi tetë vite në Opozitë. Ai e kishte betejën me ministrat me qeverinë, ne nuk kemi probleme të tilla.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll