Sport

Ronaldo lë pas Messin, Manchesteri thyen rekordin,187 mln stërlina nga fanella me nr.7, gati sa dyfishi i fanellave të Messit

10 Shtator 2021, 13:01 Nga DOSJA

ANGLI – Prej disa vitesh luajnë larg njëri-tjetrit dhe po prej disa vitesh nuk përballen në fushë, por në distancë dueli Messi-Ronaldo mbetet i hapur në çdo këndvështrim.

Së fundmi lëvizjet e tyre, portugezi në rikthim tek Manchester United dhe argjentinasi tek PSG kanë patu një impakt të madh në të dyja këto skuadra dhe tek tifozeria e tyre.

Manchester United së fundmi njofton se fanella e “Djajve” me numrin 7 është shitur sa dyfishi i fanellës së Paris Saint-Germain me numrin 30 që mban Lionel Messi.

Dicka më tepër se 187 milion stërlina ka arkëtuar deri më tani Manchester United nga fanellat e Cristiano Ronaldos për të cilin la paguar deri më tani vetëm 12 milion stërlina.

Ndërkohë nga shitja e fanellës së Lionel Messit, PSG ka arkëtuar 103.8 milion stërlina.

Duket se beteja mes dy lojtarëve për momentin mbetet e ndezur edhe pse ende jashtë fushe.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll