Sport

“Katar 2022”: Brazili i pandalshëm, fitojnë edhe Kolumbia dhe Uruguaji…

10 Shtator 2021, 09:25 Nga DOSJA

AMERIKA JUGUT – Brazili ka vazhduar formën perfekte, duke marrë fitoren e tetë në po aq ndeshje kualifikuese për botërorin “Katar 2022”. Në mëngjesin e ditës së sotme “seleçao” mposhti Perunë me rezultatin e pastër 2-0. Ribeiro (15’) dhe Neymar (40’) ishin autorët e golave të suksesit të radhës.

Në “Campeon del Siglo” të Montevideos skuadra e Tabarez shpëton në fundin e lojës në sfidën përballë Ekuadorit. Në një ndeshje me shumë pak shanse shënimi dhe shumë tension, të cilin gjyqtari brazilian Daronco nuk diti ta menaxhonte. Uruguaji arriti të gëzohet vetëm në minutën e 92-të, Pereiro goditi bukur me kokë dhe shënoi golin e fitores minimale 1-0 për vendësit.

Nëse Uruguaji buzëqeshi në fund, morali bie në shtëpinë kiliane. Fitorja 3-1 e Kolumbisë, u siglua nga dopieda e Borjas (19’ me penallti, 20’) dhe i Diaz (74’), ndërkohë që Kili u fundos përfundimisht. Goli i Meneses (56’) zgjoi shpresa të kota për të ndaluar humbjen.

Sakaq, Paraguaji fitoi tri pike të arta, duke fituar 2-1 ndaj Venezuelës, pas një epërsie të qartë në 45 minutat e para. Martinez (7’) dhe Kaku (46’) shënuan për vendësit, ndërsa Chancellor (90’) realizoi golin e flamurit.

Pas nëntë ndeshjesh, me Brazilin dhe Argjentinën tani në arrati, përkatësisht me 24 dhe 18 pikë (dhe një ndeshje më pak), Uruguaji (15), Kolumbia dhe Ekuadori (13) dhe Paraguai (11) bëjnë një hap të mirë përpara. Më pas renditen Peruja (8), Kili (7 pikë), Bolivia (6) dhe Venezuela me 4 pikë.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazili brazilin dhe argjentinën ekuadorit kolumbisë mposhti perunë ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” skuadra e tabarez uruguaji brazili brazilin dhe argjentinën ekuadorit kolumbisë mposhti perunë ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” skuadra e tabarez uruguaji

Sondazh

Poll