Sport

Khedira tregon shqetësimet në zemër, kur luante me Juven: “Shikoja gjithçka të zezë, nuk tregova. Doja të luajaR

10 Shtator 2021, 11:10 Nga DOSJA
Khedira tregon shqetësimet në zemër, kur luante me Juven:

ITALI – Këtë, kampioni i botës nuk e kishte rrëfyer ndonjëherë. Një problem zemre në vitin 2019, ka krijuar frikë te mesfushori gjerman Sami Khedira. Në “La Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Juventusit tregon ato momente të përjetuara:

“Ishte prag i ndeshjeve të Champions League dhe befas unë u ndjeva çuditshëm. Stërvitja kishte shkuar mirë, por rrahjet e zemrës sime u përshpejtuan dhe mbi të gjitha, gjithçka e shikoja të zezë.

Nuk shikoja për dy orë, të gjitha më dukeshin të errëta, por unë nuk i thashë asgjë mjekut. Mendova “tani kalon, tani kalon”, pasi mbi të gjitha doja të luaja në Madrid. Por kjo gjendje nuk kaloi dhe pas dy orësh, thirra mjekun,”– ka treguar ish-mesfushori i kombëtares së Gjermaninë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” champions league mesfushori gjerman sami khedira “la gazzetta dello sport” champions league mesfushori gjerman sami khedira

Sondazh

Poll