Sport

Real Madrid dhe Ancelotti rihapin “Santiago Bernabeu” pas 560 ditësh

10 Shtator 2021, 05:32 Nga DOSJA
Real Madrid dhe Ancelotti rihapin “Santiago Bernabeu” pas 560

SPANJE – Real Madrid do të kthehet të luajë në “Santiago Bernabeu” 560 ditë pas ndeshjes së fundit, “el clasicos” kundër Barcelonës, luajtur më 1 mars 2020.

Të dielën portat e stadiumit do të rihapen për takimin kundër Celta Vigo, një ndeshje e vlefshme për javën e katërt të La Liga, e planifikuar për të dielën, në orën 21:00.

Mbyllja nga pandemia e ka nxitur klubin të përshpejtonte projektin e ristrukturimit, duke i zhvendosur ndeshjet e ekipit në stadiumin “Alfredo Di Stefano” në Valdebebas.

Por tani tifozët e Realit do të jenë në gjendje të kthehen në “Santiago Bernabeu”, me kapacitet të reduktuar, me një maksimum prej 48 mijë spektatorësh.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “alfredo di stefano” në valdebebas 560 ditë pas ndeshjes celta vigo real madrid santiago bernabeu “alfredo di stefano” në valdebebas 560 ditë pas ndeshjes celta vigo real madrid santiago bernabeu

Sondazh

Poll