Sport

Pas humbjes 6-1 ndaj Holandës, Turqia shkarkon trajnerin Senol Gunes!

10 Shtator 2021, 12:51 Nga DOSJA

TURQI – Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit të kombëtares Senol Gunes. Ky vendim ka ardhur pas humbjes 6-1 ndaj “tulipanëve” të marten në “Johan Crujff Arena” në Amsterdam, ndeshje kjo e vlefshme për grupin “G” të eliminatoreve të botërorit “Katar 2022”.

“Pas takimeve me trajnerin e ekipit tonë kombëtar Senol Gunes, u vendos reciprokisht të ndahen rrugët. Dëshirojmë të falënderojmë mësuesin tonë të nderuar z.Senol Gunes për punën e tij gjatë kohës së tij dhe për kontributet e tij në futbollin turk”,- thuhet në njoftimin e Federatës Turke të futbollit.

Senol Gunes mori drejtimin e kombëtares së Turqisë më 1 qershor 2019, duke zhvilluar 32 ndeshje (15 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje). Humbja ndaj Holandës me rezultatin e thellë 6-1 duket ndikoi në vendimin e drejtuesve të federatës turke.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “johan crujff arena” në amsterdam federata e futbollit e turqisë humbjes 6-1 ndaj “tulipanëve” trajnerit të kombëtares senol gunes “johan crujff arena” në amsterdam federata e futbollit e turqisë humbjes 6-1 ndaj “tulipanëve” trajnerit të kombëtares senol gunes

Sondazh

Poll