Sport

Raducanu, 18-vjeçarja e parë në historinë e një Grand Slemi

10 Shtator 2021, 07:59 Nga DOSJA
Raducanu, 18-vjeçarja e parë në historinë e një Grand

ANGLI – Eshtë shumë pranë historisë për arritjen e pabesueshme që të gjithë përflasin për Emma Raducanu si kampionia e ardhshme e US Open.

Britaniljs 18-vjeçare nga Kent është e para në këtë moshë që arrin të kualifikohet në finalen e një Grand Slam. Ajo bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinale përball Maria Sakkari të cilën e mundi 6-1, 6-4 në vetëm 84 minuta.

Raducanu do të jetë favorite përballë 19-vjeçares kanadeze, numrit 73 të botës Leylah Fernandez.

Tashmë tenistja që filloi Wimbledon në vendin 338 ka fituar një minimum prej 900,000 stërlinash (1.25 milion dollarë) nga nëntë ndeshjet e fituara këtu, dhe tani vjen shansi për të fituar një vend në historinë e sportit. 
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll