Sport

Humb ndeshjen e radhës, Vidal akuzon: “3 ndeshje në 8 ditë janë një torturë”

10 Shtator 2021, 10:41 Nga DOSJA
Humb ndeshjen e radhës, Vidal akuzon: “3 ndeshje në 8 ditë

KILI – Kombëtarja e Kilit po largohet gjithnjë e më shumë nga “Katar 2022”. Pas humbjes 3-1 të pësuar nga Kolumbia, skuadra përfaqësuese e Kilit është 6 pikë larg nga vendi i pestë në zonën CONMEBOL, që do të ishte me vlerë për të siguruar “play-off” për të hyrë në finalet Kupën e Botës.

Një skenar që, duke lexuar statistikat, duket i pamundur: një fitore e vetme e marrë në nëntë ndeshje dhe një përzgjedhje që nuk është në gjendje të hapë një cikël të ri, pas gjeneratës së artë që solli “Copa América” në 2015 dhe 2016 si një prikë, përtej pjesëmarrjes në kupat e botës më 2010 dhe 2014.

Arturo Vidal, protagonist i madh i këtyre viteve “të arta” dhe ende strumbullar i një ekipi kombëtar në një fazë rënieje, komenton pas humbjes: “Këtu në Barranquilla, Kolumbia bëhet e fortë, është një ferr të luash. Unë mendoj se të lush 3 ndeshje në 8 ditë, një një vrasje. Eshtë një torturë. Nuk e di sa orë fluturim bëmë, vajtje-ardhje. Por tani le të mendojmë për përgatitjen e angazhimeve të radhës”.

“Mbreti” Arturo, megjithatë, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e ardhshme në Kili për shkak të skualifikimit me kartonë dhe për këtë arsye do të humbasë ndeshjen e radhës në transfertë kundër Perusë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arturo vidal katar 2022 kombetarja e kilit zonën conmebol arturo vidal katar 2022 kombetarja e kilit zonën conmebol

Sondazh

Poll