Sport

Neymar, ironi me gazetarët për peshën e tij: ”I shëndoshë dhe i mirë me topin”

10 Shtator 2021, 09:55 Nga DOSJA

BRAZIL – Duke folur në mikrofonat televizivë, sulmuesi Neymar foli për suksesin e Brazilit të tij kundër Perusë dhe rekordin e ri të vendosur, si një lojtar i “seleçao” me më shumë gola në ndeshjet kualifikuese: 12, kundër 11 për Romario dhe Zico.

“Gjëja më e rëndësishme është ekipi, por në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që do të jem golashënuesi më i mirë në kualifikueset e ekipit kombëtar dhe nëse gjithçka shkon mire, shpresoj ta kaloj edhe Pelé.”

Kujtojmë që “O Rey” është golashënuesi më i mire i Brazilit me 77 gola, kundrejt 69-të të asit të Paris SG, i cili heq edhe disa guralecë kundër gazetarëve, të cilët janë tallur me peshën e tij ideale.

Nuk është rastësi, që sulmuesi pas golit të shënuar, tregoi të gjithë barkun e tij, duke postuar gjithashtu një fotografi në Instagram të shoqëruar me komentin: “I shëndoshë dhe i mirë me topin”.

Dhe drejton gishtin tek media: “Ndonjëherë as nuk më pëlqen të flas në intervista, por në momente të rëndësishme dua ta them mendimin tim”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “o rey” 12 kundër 11 për romario dhe zico sulmuesi neymar “o rey” 12 kundër 11 për romario dhe zico sulmuesi neymar

Sondazh

Poll