Sport

“Katar 2022”: Argjentina mposht Bolivinë, Messi kalon rekordin e Peles

10 Shtator 2021, 05:49 Nga DOSJA
“Katar 2022”: Argjentina mposht Bolivinë, Messi kalon rekordin

ARGJENTINE – Me një ‘tripletë’ të Lionel Messit, Argjentina mposhti 3-0 Bolivinë, në një ndeshje kualifikuese për kupën e botës “Katar 2022”. Ndërkohë ylli i Paris SG, kaloi edhe shifrën rekord për gola të shënuar me një kombëtare të futbollit të Amerikës së Jugut, që mbahej nga Pele.

Kapiteni Lionel Messi shënoi në minutat e 14-të, 64-të dhe 88-të para 25,000 tifozëve në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires, i hapur për publikun për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Në ndeshjen e tij të 153-të me Argjentinën, Messi përmirësoi rekordin e futbollistit legjendar brazilian (77) me 79 gola. Mbajtësi i rekordit botëror për golat me kombëtaren është Cristiano Ronaldo i Portugalisë me 111 gola, arritur kundër Irlandës javën e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina mposhti 3-0 bolivinë cristiano ronaldo i portugalisë kapiteni lionel messi një ‘tripletë’ pele stadiumin “monumental” në buenos aires argjentina mposhti 3-0 bolivinë cristiano ronaldo i portugalisë kapiteni lionel messi një ‘tripletë’ pele stadiumin “monumental” në buenos aires

Sondazh

Poll